Connect with us

Sport

E bujshme nga Portugalia/ Ronaldo largohet nga Juvja pa Champions-in, futbollisti ka marrë ofertë nga…

Juventusi është i hapur për shitjen e Kristiano Ronaldos në rast se nuk do të fitojë Ligën e Kampioneve këtë sezon. Bardhezinjtë, në një pozicion të vështirë për shkak të krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Koronavirusit, do të vuanin për të paguar kostot e kampionit portugez, i cili mund të vendosë të largohet nga Torinoja një vit përpara skadencës së kontratës.

 

A do të kemi një tjetër klub në karrierën e CR7-ës? Deri tani është përfolur Mançester Junajtid, që sipas burimeve që vijnë nga Portugalia, ia ka bërë ofertën zyrtare menaxherit Zhorge Mendesh për rikthimin e numrit 7 në “Old Trafford”. Që prej largimit të tij nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2009, ai nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur edhe një herë për gjigantët anglezë. Me ish-menaxherin Sër Aleks Ferguson ai gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer edhe sot.

“Një ditë dua të rikthehem sërish në Mançester. Kam kujtimet më të bukura atje dhe nuk do ta harroj kurrë”, ka përsëritur vazhdimisht ish-talenti i Sportingut të Lisbonës. Por, një ide mbetet edhe transferimi te PSG, që e ka ëndërruar prej vitesh sulmuesin dhe është gati të sakrifikojë edhe Nejmarin sipas informacioneve të fundit.

LLOGARITË E JUVES – 35- vjeçari shënon me Juventusin dhe me Portugalinë, por ndonëse vitet ikin, ai është ende mes dëshirave të mëdha të merkatos. Nga ana e saj, “Zonja” kërkon që të plotësojë me portugezin kontratën deri më 30 qershor 2022, por duke bërë llogaritë, ndoshta do të fitonte edhe sikur ta shiste, pasi në vitin 2018 e pagoi 115.5 milionë euro, ndërsa rroga e tij
plus taksat u kushton bardhezinjve 64 milionë.

Duke llogaritur se pagat vjetore të kampionëve italianë (përfshirë taksat) kapin një shumë prej 250 milionësh, një shitje e Ronaldos do të ulte me 25 për qind shpenzimet për rrogat në klub.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *