Connect with us

Bota

‘E denjë për filma’/ Shqiptari arratiset nga burgu në Itali, jehonë në mediat ndëkombëtare

“E denjë për filma”, kështu e cilësojnë mediat italiane arratisjen spektakolare të një 40-vjeçari shqiptar nga burgu, i cil vuante dënimin për trafik droge.

Forcat e policisë janë duke e kërkuar në zonën e Abruzzos ku dyshohet se fshihet 40-vjeçari shqiptar pas arratisjes nga burgu.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 40-vjeçari është ndihmuar nga një dron i jashtëm.

Në deklaratën e policisë thuhet se “Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni të jashtëm, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të IEVP Teramo për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në Itali, ku shumë prej tyre, përfshirë dhe mediat e kanë cilësuar ngjarjen si ‘aksion i denjë për një film amerikan’.

Advertisement