Politike
“E detyruan rrethanat, s’është diçka që zgjodhi vetë”/ Alimehmeti flet për arrestimin e Berishës

Mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë televizive ka folur për situatën politike në vend, ku ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpiak, opozita po zhvillon bisedime për bashkim. Për Berishën, Alimehmeti,i cili është anëtar i PD-së, u shpreh e kanë detyruar rrethanat të jetë në arrest shtëpiak, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë lider i opozitës.
“Atë e detyruan rrethanat, nuk është diçka që zgjodhi ta bëjë. Komunikon me mbështetësit e vetë përmes distancës. Pse nuk dihet të vazhdojë të bëjë komunikim opozitar?! Është lider i opozitës dhe do të vazhdojë fjalën e tij opozitare. Futja e tij në arrest shtëpie është goditje ndaj opozitës, por nuk do të thotë se nuk ka më opozitë. Mund të organizohet fare mirë dhe nga njerëzit e tjerë. Delegimi i funksioneve është një gjë që e bëjmë ne”, tha Alimehmeti.
Në lidhje me bashkimin e opozitës, ai tha: “Shpresoj që të ndodhë sa më shpejt. Dakordësia mesa shoh unë në bazë është e madhe. Edhe përtej PD, mendimi është bashkimi”.
Faktit se çfarë qëndirmi do të mbajë kryetari i PD-së Lulzim Basha për bashkimin e partisë, Alimehmeti u shpreh si vijon.
“Nuk kam mendim, mendoj se ka marrë pozicion radikal. Është distancuar. Partia nuk prodhohet nga kryetari, por nga njerëzit. Pra nga poshtë lart”, tha ai.

