Kronike
E dhunuan pastaj e mbytën me tel/ Vrasja nga familjarët si në filma horror, mbërrijnë në gjykatë nënë e bijë

Tre personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e Anesti Ramës janë paraqitur sot në Gjykatën e Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas hetimeve paraprake, krimi makabër dyshohet se është kryer nga vajza e viktimës, 26-vjeçarja Ermalinda Rama, në bashkëpunim me të ëmën, Valbona Rama, dhe partnerin e saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani.
Pamjet e siguruara nga momenti i mbërritjes në gjykatë tregojnë fillimisht daljen nga furgoni të Çlirim Doganit, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, e më pas nënë e bijë, të prangosura.
Seanca u zhvillua para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Klodiana Keyeziu dhe prokurorja Lorena Sallillari.
Të tre të dyshuarit akuzohen për vrasje të rëndë me motive ende të paqarta. Sipas dosjes hetimore, Anesti Rama fillimisht është goditur në pjesën intime me sende të forta dhe më pas është mbytur me tel.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit vijojnë nga organet kompetente.

