Connect with us

Rajon

E djathta ekstreme e Serbisë kërkon Kosovën

Ultra-nacionalistët në Serbi, po e përdorin pushtimin rus të Ukrainës për të nxitur fushatën e tyre kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë aktivistët kundër luftës po gjenden midis dy “zjarreve. Politikanët në krahun e djathtë të presidentit serb Aleksandar Vucic, e kanë nuhatur shumë shpejt mundësinë e artë për ta lidhur luftën e Rusisë kundër Ukrainës me dëshirën e tyre për të gllabëruar sërish Kosovën.

Dhe kjo ndonëse Vuciq është i angazhuar në negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për të normalizuar pjesërisht marrëdhëniet me Kosovën, pavarësia e së cilës nuk njihet as nga Beogradi dhe as nga Moska. Një fitore e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, është një nxitje për Serbinë që ta rifitojë Kosovën, thotë Misha Vacic, lideri i partisë politike ultra-nacionaliste dhe pro-Kremlinit, e djathta Serbe.

Duke qenë ndër pak vende evropiane që lejon hyrjen pa viza për shtetasit rusë, Serbia ofron një strehë të sigurt për ata që largohen nga Rusia për arsye që variojnë nga ekonomike në ato ideologjike. Vacic, që në shtator 2022 shkoi në Donetsk-un e pushtuar nga Rusia për të vëzhguar të ashtuquajturin referendum për bashkimin e një pjesë të këtij rajoni me Rusinë, që u kritikua ashpër nga qeveritë perëndimore si i manipuluar, pretendon se aktivistët liberalë rusë në Serbi përbëjnë një kërcënim për realizimin e shoqërisë së tij ideale, sidomos nëse bashkojnë forcat me homologët e tyre rusë.

Me afrimin e përvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia muajin e kaluar, në Beograd u rritën shumë  tensionet. Gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë në mesin e shkurtit pjesëmarrësit tentuan të hynin në zyrën e presidentit Vucic.

Advertisement