Aktualitet
“E djathta nuk e ka luftën me…”/ Spahiu zbulon detajet: Ja pse PS humbi elektoratin gri
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në një emision televiziv se PS po shqetësohet për elektoratin gri pasi një pjesë e mirë e njerëzve janë zhgënjyer me këtë forcë politike që paraqiti shumë figura si rilindas të rinj por që tashmë janë të arrestuar dhe në hetim.
‘Në sondazhet e fundit është e shqetësuar PS për humbjen e elektoratit gri. vjen për shkak të faktit që PS ka dështuar në luftën me drejtësinë dhe arrestimi i dhjetërave burra që u kanë prezantuar dhe shtiren si rilindas, ishte zhgënjimi më i madh për elektoratin gri. kryesisht ajo pjesa intelektuale ndihen të zhgënjyer nga PS dhe humbja e betejës me drejtësinë. Hyj tek ata që mendojnë se drejtësia i ka dhënë më shumë goditje të majtës dhe ka humbur më shumë politikisht sesa e djathta. E djathta nuk e ka luftën me drejtësinë, luftën më të madhe e ka me ndërkombëtarët. Ngërçi më i madhe futja në konfrontim dhe mosmenaxhimi i ngrirjes së marrëdhënieve me Londrën dhe SHBA. Pavarësisht se në retorikën e demokratëve për të goditur SPAK, kur nuk i bie dot derës i bie penxherës. Shumë nga prokurorët marrin konsulencë nga këshilltarët e huaj. Kjo ndikon në ecurinë e zgjedhjeve në 2025.’