Connect with us

Pinknews

E famshmja e Tik-Tok-ut ‘zbulon’ pse statujat e heronjve grekë kanë organ gjenital të vogël

Historikisht, statujat e mëdha të heronjve apo artistëve grekë, por jo vetëm, janë plot muskuj dhe me shpatulla të gjëra, por çuditërisht, organi i tyre gjenital është i vogël.

Kjo gjë i ka bërë përshtypje një nga vajzave më të famshme në Tik-Tok dhe sipas saj ajo ka gjetur edhe arsyen.

Rubi Regin ka shpjeguar saktësisht pse këto statuja të famshme kanë penise kaq të vegjël dhe shumë njerëz në ditët e sotme bëjnë shaka duke thënë se ‘sa mirë që nuk kanë lindur në atë kohë’.

Në videon, e cila ka grumbulluar 3.5 milionë shikime dhe 409,000 pëlqime, e reja pyet: “A keni menduar ndonjëherë pse kaq shumë nga statujat e lashta greke kanë trup muskuloz por penisin e vogël?

Ajo vazhdoi të thoshte se gjeti një citim nga një dramaturg grek i quajtur Aristofani, i cili ishte një shkrimtar i Athinës së lashtë, që thoshte bukuria mashkullore qëndronte tek djemtë që kishin një gjoks që shkëlqente, lëkurë të shndritshme, shpatulla të gjera, gjuhë të vogël, të pasme të forta dhe një penis të vogël.

Sipas këtij shpjegimi, statujat janë bërë në këtë formë, sepse grekët kështu e mendonin një mashkull ideal, të zgjuar dhe qe tërhiqte vëmendje.

 

Advertisement