Connect with us

Politike

‘E frikshme’/ Çollaku: Ekipi mafioz i “Rilindjes” ka shumë para për të manipuluar zgjedhjet

Gazetari Basir Çollaku u shpreh se Partia Demokratike kandidon e vetme dhe ka përballë një grup të strukturuar kriminal i cili është ortak në mënyrë zyrtare me të gjitha dosjet që gjenden në strukturën e posatshme me krimin e organizuar dhe me mafien.

Çollaku u shpreh gjithashtu se sasia e parave që kanë nëpër duar ky ekip mafioz bashkë me Rilindjen për të shkuar në zgjedhje është e frikshme në raport me zgjedhjet e shkuara.

Ne shkojmë në zgjedhjet e 2025 me një parti politike e cila është Partia Demokratike, nuk ka parti tjetër. Partia Demokratike kandidon e vetme sepse ka përballë një grup të strukturuar kriminal i cili është ortak në mënyrë zyrtare me të gjitha dosjet që gjenden në strukturën e posatshme me krimin e organizuar dhe me mafien.

Kjo është një shartesë, një hibrid i cili rëndon mbi shqiptarët dhe jo mbi një parti politike. Çfarë kemi sot, kemi ato të cilët janë mafiozë që duhet të jenë në qeli janë të lirë dhe janë në shtab elektorale, janë në zyra publike,janë sipërmarrës tenderfitues, janë pastrues parash, dhe e gjithë opozita, lidershipi i saj drejtues është në qeli dhe kandidat për tu futur në qeli, pra ka ndërruar rendi juridik, të pandehurit, ligjshkelës, kriminelë futen nëpër zyra dhe kontrollojnë politikën, biznesin, ekonominë, drejtësinë e një vendi, ndërsa drejtuesit e partive politike, dhe rasti flagrant është zoti Berisha. Ka 4 vite që struktura e posaçme nuk arrin dot, se nuk ka ku e gjen jo se nuk ka dëshirë për një provë. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë më çështjen e zotit Berisha janë duke konsumuar një akt korruptiv, dhe për ta zyrtarët e PD duhet të kishin bërë padi penale. Prioriteti i Partisë Demokratike duhet të jetë lirimi i liderit

Sasia e parave që kanë nëpër duar ky ekip mafioz për të shkuar në zgjedhje është e frikshme në raport me zgjedhjet e shkuara. Pjesë e këtij ekipi e shkrirë është dhe Rilindja, nën regjinë e Edi Ramës, dhe Rama tashme nuk është më drejtues, dikur e ka dhënë me qera rilindjen tani e kontrollojnë ata Rama është një nga aksionerët kryesor, ka një karrige në këtë bord, nuk është vendimmarrës.

Partia demokratike është parti fryme. Këtë vend e stabilizon destabiliteti në mënyrën ku e kanë çuar këta që qeverisin bashkë me mafiozë dhe kriminelët dhe këtu fajësi dhe përgjegjësi të barabartë kanë diplomatët e ambasadorët të cilët mbështesin kryeministrin dhe këtë qeveri.’– u shpreh Çollaku.

Advertisement