Kronike
E FUNDIT/ Aksident i trefishtë në një karburant në Pogradec, informacionet e para
Një aksident ka ndodhur vetëm para pak minutash në karburantin e qytetit të Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se sipas informacioneve nga policia në këtë aksident janë përfshirë dy mjete dhe një autobus.
Mësohet se të treja mjetet lëviznin në të njëjtin sens, ka qenë autobusi i pari dhe pas tij mjetet e tjera të cilat u përplasën njëra pas tjetrës.Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nga aksidenti u krijua trafik ndërsa policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe po punoi për të mbarë vajtur situatën me mjetet që kishin krijuar trafik.
Nga të dhënat e para sipas informacioneve nga policia dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve. Sakaq mësohet se autobusi kishte udhëtarë dhe se u mor gjobë ndaj mjetit qe beri shkelje.