Connect with us

Kronike

E FUNDIT/ Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal, raportohet për…

Kronike

Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur

Azgan Mernica, djali që vrau policin është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi është i armatosur, teksa është sekuestruar makina e tij.

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 28-vjeçar, punonjës i forcave “Shqiponja”, u vra me armë zjarri nga një 23-vjeçar.

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Continue Reading

Kronike

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Kep Arapin

GJKKO ka rrëzuar kërkesën Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), i cili në datën 31 janar të këtij viti kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 260 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 83, datë 13.05.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin  nr. 138, datë 20.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në ligj dhe prova”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’ apo i “forti” i Durrësit ka rënë në prangat e policisë vitin e kaluar në Rinas. 60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm nga shteti italian.

Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij. Rapi lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Continue Reading

Kronike

U ekzekutua sot në Fier/ Efektivi i “Shqiponjave” në Fier ishte martuar vetëm para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit. I riu, sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit. Dyshohet se i riu është i armatosur.

Continue Reading

Kronike

Të shtënat në Bulqizë/ Reagon policia: Nuk ka të lënduar, po punohet për kapjen e autorit

Pas të shtënave në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë ka reagur edhe policia.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi me iniciale F.T., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit me iniciale A.P.

Bëhet me dije se nuk ka persona të nduar nga të shtënat, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Gjithashtu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”/ Gazetari: Roan Brahimin e takova në Dubai

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për vrasjen e Roan Brahimit pak ditë më parë në Athinë, Greqi.

Hoxha tha se Brahimi, i cili njihej edhe me emrin Sidi, kishte pasur më herët përplasje me Ervis Martinajn, pasi kishte shkuar te ai me mirëbesim, por ishte marrë peng dhe dhunuar.

Megjithatë sipas gazetarit Hoxha, i cili tha se për herë të fundit e ka takuar Brahimin në Dubai, vrasja e tij në Athinë ka më tepër lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Në emisionin “Top Talk”, gazetari tha se të arrestuarit për vrasjen e Bejtjas janë njerëz të afërm të Brahimit.

Ai gjithashtu shtoi se dyshon që dikush e ka “shitur”, duke treguar lëvizjet e tij dhe udhëtimin drejt Athinës, pasi një person si Brahimaj ishte e vështirë të ekzekutohej.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Ai njihet me emrin Sidi, ka qenë i përfshirë në një ngjarje. Ky është thirrur në mirëbesim nga një kushëri, dhe ka shkuar me mirëbesim te Ervis Martinaj, kur ka shkuar e kanë marrë peng dhe është dhunuar. Ky u ka thënë nëse nuk më vrisni, nuk do flas.

Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Knë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze…

Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim. Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit. Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING