Aktualitet
E FUNDIT…SHKODRA BIE…Benet Beci kryebashkiaku i ri
Bashkia Shkodër do të drejtohet zyrtarisht nga kandidati socialist Bent Beci, i cili është shpallur fitues në garën elektorale.
Për herë të parë, PS merr Shkodrën. Benet Beci merr fitore bindëse përballë kandidatit të Metës dhe Berishës, Bardh Spahia.
Partia Socialiste nuk diskuton fitoren në Malësinë e Madhe. Tonin Marina prin me gati 1000 vota diferencë. Më konkretisht ai numëron 3193 vota në krahasim me kundërshtarin e tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Isa Ramaj. Ai numëron 2187 vota.
Puka është një ndër Bashkitë që ia ka dalë “Bashkë Fitojmë” të fitojë me kandidatin Rrok Dodaj. Ai numëron 3480 vota e ndërsa Gjon Gjonaj i socialistëve ka 2507 vota.
Në Vaun e Dejës edhe nëse PD do të ishte e bashkuar sërish nuk do të munde kandidatin socialit, Kristian Shkreli. AI ka arritur që të shkëputet thellë nga 2 kundërshtarët e tij, Klomentina Drini e PD-së zyrtare dhe Zef Hila nga “Bashkë Fitojmë”. Të dy bashkë kanë arritur të mbledhin 2821 vota e ndërsa Shkreli 3587.
Në Fushë Arrëz, fitoren e merr kandidati i BF, Hil Curri me 58.99%, ndërsa kandidati i PS Fran Tuci merr vetëm 41.01%.