Connect with us

Bota

E gënjeu duke i thënë se nuk ka uri në Gaza/ Trump i ulëret Netanyahut! Publikohet biseda: Ndihmësit më paraqitën faktet

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës.

Sipas NBC News, e cila citoi zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, biseda e ndezur telefonike u zhvillua më 28 korrik, pasi Netanyahu tha në një aktivitet se, pavarësisht raporteve të përhapura për urinë në Rripin e Gazës, njerëzit atje në fakt nuk po vuajnë për bukë.

Trump u përgjigj publikisht të nesërmen se “nuk ishte shumë i bindur” për deklaratat e Netanyahut. Ai u shpreh se në enklavë ka “një uri të vërtet”, dhe kjo është diçka që nuk mund të falsifikohet. Pas këtyre komenteve të Trumpit, Netanyahu sipas të njëjtave burime kishte kërkuar një telefonatë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk shkoi megjithatë ashtu sic kishte shpresuar ai. Gjatë telefonatës, kreu i ekzekutivit izraelit i tha Trumpit se raportet për urinë në Gaza ishin “fabrikuar” nga Hamasi dhe se uria nuk është e përhapur realisht në territor.

Trump, sipas NBC-së e ndërpreu dhe filloi të bërtiste, duke thënë se ndihmësit e tij i kishin paraqitur prova që dëshmonin se fëmijët në Gaza po vuajnë vërtet nga uria dhe se ai nuk donte të dëgjonte informacione “të rreme”. Sipas raportit, biseda ka qenë shumë e e drejtpërdrejtë, dhe e fokusuar tek situata e ndihmës humanitare, ndërsa pjesën më të madhe ka qenë Trumpi ai që fliste, e Netanyahu dëgjonte në heshtje.

Zyra e këtij të fundit megjithatë e hodhi poshtë këtë pretendim si “fake news”, duke mos pranuar ngritjen e toneve të presidentit amerikan ndaj kryeministrit izraelit. Fakti mbetet që pas telefonatës, Trumpi nisi të dërguarin e tij të posacëm Steve Witkoff për të inspektuar vendet e shpërndarjes së ndihmave në Gaza.

Advertisement