Politike
E gjithë Europa u rreshtua me Zelenskyn, Berisha del kundër dhe lavdëron Trump: Presidenti ukrainas gaboi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë disa opinione lidhur me skenat që u prodhuan në Zyrën Ovale, ku Presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance sulmuan ashpër Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky dhe më pas e larguan nga Shtëpia e Bardhë
Berisha tha se me Amerikën nuk mund të fitohet dhe Zelensky gaboi në takimin e tij me homologun amerikan.
Ai u tha që ju duhet të çliroheni nga këta armiq që po vendosin censurë dhe diktaturë, që po e shndërrojnë drejtësinë në armë politike. Ata armiq politizuan në ekstrem edhe institucione që duhej të qëndronin jashtë politizimit. Amerika kishte pësuar një transformim, një penetrim të ekstremit të majtë.
Nuk fiton me Amerikën. Unë ushqej ndjenjat më të thella për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë në vlerësimin tim është jetik. Nëse Amerika nuk do të qe e pranishme në NATO, se ku do të ishin tanket ruse në Europë nuk e di. Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku. Qenia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës”, tha ndër të tjera Berisha në Zonë e Lirë.

