Kosova
E harruat Kosovën/ Zakharova për deklaratën e Ursula von der Leyen se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, komentoi deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe theksoi se nuk beson se nuk ka dëgjuar për Kosovën.
“Ishte Perëndimi ai që deklaroi dhe zbatoi me forcë ripërcaktimin e njëanshëm të kufijve të Serbisë, kundër vullnetit të popullit serb”, tha Zakharova
Ajo gjithashtu përmendi deklaratën e Von der Leyen se Ukrainës nuk mund t’i urdhërohet se sa anëtarë mund të kenë forcat e saj të armatosura, dhe kujtoi se Gjermania dikur kishte rënë dakord për një dispozitë të tillë.
“Për shembull, Marrëveshja 2+4 e vitit 1990 rregullonte zhvillimin e Bundeswehr-it dhe forcat e armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë do të reduktoheshin nga 500,000 në 370,000 anëtarë brenda katër viteve. Në atë kohë, Gjermania konfirmoi gjithashtu se po hiqte dorë nga prodhimi, posedimi dhe asgjësimi i armëve të shkatërrimit në masë. Si gjermane, ajo duhet ta dijë historinë e vendit të saj”, tha Zakharova.