Pinknews
‘E ke seriozisht ti?’/ Debat i ashpër në provat e ‘DWTS’ mes Armaldos dhe partneres së tij
Punë intensive, lule dhe debate mund të përshkruhet atmosfera në prova e tre prej konkurrentëve të Dancing With The Stars.
Armaldo dhe Mariana kanë patur proces dinamik pune në prova. Maestro e nisi me kafe dhe lule për partneren por për pak minuta marrëdhënia e punës shkoi në tension dhe tone të larta.
Armaldo: Mos kemi gjë probleme me komunikimin ne?
Mariana: Po do shkojmë tek psikologia e çifteve.
Armaldo: E ke seriozisht ti?
Mariana: Të thash 30 herë o vlla.
Mariana: Ti kapesh në ofendim që unë e them me shaka.
Armaldo: Po e kalon personale.
Atlanta dhe Luixhino në provat e koreografisë së dytë kanë nisur procesin e punës duke ‘parashikuar fatin’ me petalet e trëndafilit, për të kuptuar a fitojnë ose jo spektaklin.
Ata kanë patur tension në prova pasi Atlanta e ka shkelur dhe e ka dëmtuar në këmbë. Luixhino në proces pune i ka kujtuar disa herë Sara Hoxhën, gjë që partneres aktuale Atalantës nuk i pëlqen që ta krahasojë vazhdimisht me të.
Luixhino: Kush mendoni se mund t’ja marrë trofeun Atalantës?
Atalanta: Arnita mendoj dhe unë, është e lindur për të qenë balerinë.
Atalanta: Arnita është një Ensa e dytë e cila është në konkurrim. Mendoj se jemi një grup shumë i mirë, s’ka lindur ende një xhelozi.
Luixhino: Sa të dalin nga komfort zona asnjë nuk flet me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, Visi dhe Jora kanë patur proces provash me shumë humor ku dukshëm vihet re se si Visi tregon se si ky Dancing i duket kaq i vështirë sa do të donte të kishte një binjak që. Dinte të kërcente, që të shmangte vetë gjithë ngarkesën.
Jora: Po si u bë meme?
Elvisi: Ne kishim një javë që po merreshim me këtë.