Connect with us

Pinknews

“E kemi energjinë dhe kiminë”/ Deamishel bisedon me Shpatin

Dea dhe Shpati biseduan për zgjedhjen e partnerëve për të realizuar sfidën e “Dancing With The Stars”. Ashtu si Oltës edhe Shpatit i bëri përshtypje fakti që Dea pranoi të kërcente me Luizin.

Kjo e fundit tha se ashtu qëlloi gogla dhe thjesht nuk e zëvëndësoi me dikë tjetër, për të mos dalë si lojtare e dobët në sy të të tjerëve.

Shpati u shpreh se argumentI i saj nuk është me vend. Sipas tij, do ishte më interesante nëse ata do kërcenin bashkë dhe Luizi të kërcente me Oltën.

Dea tha që do e zëvëndësoi Luizin për të kërcyer me të, por Shpati nuk pranoi.

 

Teksa Shpati dhe Dea po bisedonin, në dhomën e ndenjes erdhi Olta dhe Luizi. Prania e tyre besdisi Dean, e cila i tha Shpatit se ajo dëshiron që atë bisedë ta bëjë vetëm me të, dhe jo me të tjerët.

Advertisement