Kosova
E keqja e madhe po vjen/ Vuçiç flet për FORCE dhe akuzon EULEX-in, sulmon Albin Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka thënë se terrori i Prishtinës ndaj serbëve është i dukshëm dhe është shprehje e impotencë dhe frikës nga ndryshimet e ardhshme, pas ardhjes ne pushtet te Donald Trump ne SHBA
Ai theksoi gjithashtu se sjellja e EULEX-it në terren eshte e çuditshme dhe se reagimi i Bashkimit Europian ne lidhje me situaten ne veri te Kosoves dhe sic tha ai, mbylljen me force te institucioneve atje, ishte pritur për një kohë të gjatë
Deklaratës se policia e Kosovës ka bastisur pa vendim të prokurorisë disa institucione paralele serbe, ai I është përgjigjur se për këtë mund të thonë në Prishtinë se nuk janë porositur nga të huajt, por se ka qenë vendim i Albin Kurtit.
“E gjitha kjo nuk është rezultat i forcës apo fuqisë, por i pafuqisë dhe frikës se Albin Kurtit nga ndryshimet e ardhshme”- theksoi presidenti i Serbisë.
Vuçic u shpreh gjithashtu se ndryshimet në botë janë të pashmangshme dhe do të jenë “tektonike dhe të mëdha” dhe se Serbisë nuk do t’i pëlqejnë të gjitha këto ndryshime por edhe as nuk do të zhgënjehet.
“Thene në aspektin sportive, nuk do të luhet vetëm në zonën tonë të penalltisë, por do të luhet në të gjithë fushën. Situata do të jetë shumë më ndryshe pas datës 20 janar, dita e inaugurimit te presidentit Trump. Nervozizmi është i lartë, kudo dhe tek të gjithë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas” – potencoi Vucic duke shtuar se së shpejti do të bisedojë me shumë serbë nga Kosova, me përfaqësues të Listës Serbe.
Duke folur për situatën në OKB për Kosovën, ai tha se fitorja e Serbisë do të jetë më bindëse se sa mendojnë disa……..