Pinknews
E kërcënoi Kiara? Luizi-Teas: Shkoi të frynte buzët, ngatërroi derën e komisariatit
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.
Gjatë intervistës, këngëtari i është përgjigjur deklaratës së ish-banores, Tea Trifoni, e cila pretendon se është kërcënuar nga Kiara Tito.
Luizi tha me ironi se në vend që të shkonte ta denonconte, Tea kishte ngatërruar derën dhe kishte shkuar për të bërë ndërhyrje.
“Unë e pashë mbrapa që kishte thënë më ka kërcënuar kur dola dhe gjoja kishte shkuar për të denoncuar por kishte ngatërruar derën. Ajo kishte shkuar të bënte buzët. I kishte dal koha me fry buzët, atëherë me shkuar te shefi, “Shef më ka kërcënuar Kiara”.
Vazhdojnë klikimet mor shpirt, duan klikime. Me të kërcënu Kiara Tiro, çohu Enver Hoxha. Ajo ka qenë barsoleta më e bukur që do të kenë vdek me lot në Shkodër. Dy barsoleta janë thënë me vdek me lot në atë shtëpi, e para ‘Kiara Tito më ka kërcënuar dhe Olta Gixhari fiton Big Brother’”, tha Luiz Ejlli.