Connect with us

Kronike

E kërcënuan me armë dhe e grabitën, kapet i riu shqiptar dhe bashkëpunëtori

Një i ri shqiptar së bashku me një 28-vjeçar maroken kanë grabitur me armë një bashkëmoshatar grek në Kallithea të Greqisë pasditen e së dielës.

Sipas mediave greke dy të rinjtë kanë kërcënuar 29-vjeçarin grek më armë dhe i kanë marrë paratë dhe celularin.

Megjithatë pas denoncimit të kryer te autoritetet, 29-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij janë identifikuar dhe arrestuar.

Advertisement