Connect with us

Aktualitet

E konfirmuar/ Duma lë mandatin dhe i futet botës së televizionit

TIRANË- Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Është konfirmuar që demokratja Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes. Lajmin pritet që ta bëjë edhe vetë deputetja me dije pas pak minutash në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Duma po e lë mandatin e deputetes për t’iu futur botës së televizionit. Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel. Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.

Lajm ne përditësim…

Advertisement