Connect with us

Kronike

E mbytën me litar dhe e hodhën në liqen/ Arrestohen Aleksandër e Krist Bushgjoka, të akuzuar për vrasjen e Renis Dobres

Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga.

Dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Sipas dosjes hetimore, ata e morën peng, e dhunuan brutalisht dhe më pas e mbytën me litar.

Pas krimit makabër, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

Më herët, për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në organizimin dhe zbatimin e planit kriminal.

Arrestimi i tyre u konsiderua hapi i parë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement