Sport
E morën peng dhe i kërkuan 13 milion euro
Në Francë çdo ditë zbulohen detaje në lidhje me çështjen Paul Pogba që ka bërë një denoncim për rrëmbimin e tij në muajin mars nga një grup personash mes të cilëve edhe vëllai Mathias që i kërkonin 13 milionë euro.
Sipas RMC Sport, që citon hetuesit e impenjuar në hetimet për këtë denoncim të kryer në 3 gusht, zbulohet se futbollisti, gjatë marrjes në pyetje nga policia pranoi se u kishte paguar 100 mijë euro shantazhuesve për të zgjidhur gjithçka përpara se t’i drejtohej forcave të rendit
Përpara 6 muajsh, Pogba që ishte në Francë për ndeshjet e kombëtares së tij, u mor me forcë dhe u dërgua në një apartament në Paris. Dy persona të armatosur dhe të maskuar me kapuç në kokë e mbanin kundër vullnetit të tij duke e kërcënuar me një armë automatike M16.
Pjesa tjetër e historisë dhe detajet e tjera të saj dihet me vëllain e Pogbasë, Mathias që sulmoi futbollistin e Juventusit në rrjetet sociale duke kërcënuar se do bënte disa zbulime për të dhe Mbappe.