Lifestyle
E moshuara u lë maceve të saj rreth 2.5 milionë euro trashëgimi
Një grua e moshuar ka ndryshuar së fundmi testamentin e saj për t’u lënë kafshëve shtëpiake rreth 2.5 milionë euro.Gruaja nga Shangai në Kinë është identifikuar vetëm me mbiemrin Liu, dhe raportohet se e ka bërë ndryshimin pasi ‘është neglizhuar nga fëmijët e saj kur ka qenë në moshë të avancuar’.
Mediat vendase thonë se e moshuara ankohet se ata nuk e vizitojnë kurrë, edhe kur ka qenë e sëmurë, ndërsa shoqëria që i kanë bërë qentë e macet e saj i ka dhënë mbështetje e rehati.Ndërsa si administratorë të trashëgimisë ajo ka caktuar klinikën veterinare lokale, përkujdesjen ndaj kafshëve të saj.Zonja Liu nuk ishte ligjërisht e aftë t’i lindte pronat e patundshme kafshëve të saj, pasi kjo nuk është e ligjshme në Kinë.
Chen Kai, zyrtari regjistrimit të testamenteve në Pekim, tha për mediat ‘ka alternativa për të zgjidhur edhe këtë çështje”.Ai shtonte: “Testamenti i Liu është një nga mënyrat, por ne këshillojmë të zgjidhet një person i besuar për mbikëqyrjen e klinikës veterinare dhe kujdesin e duhur ndaj kafshëve”.
Kjo nuk është hera e parë që kafshët shtëpiake përfitojnë trashëgimi pas vdekjes së të zotëve të tyre.Pronarja e hotele Leona Helmsley i ka lënë $12 milionë një fondi që të kujdesej për qenin e saj të racës malteze Trouble kur ajo vdiq në 2007.Por trashëgimia tërhoqi shumë vëmendje e kritika prandaj u reduktua në $2 milionë nga gjykata.Kontesha Karlotta Liebenstein i la gjithashtu qenit të saj ‘pastor gjerman’ disa milionë dollarë, që më pas u kthye në dokumentar televiziv.