KQZ njofton se janë numëruar 5225 kutitë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste konfirmohet në pushtet dhe merr mandatin e katërt. PS fitoi me 52.2% të votave, rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament mazhorancës. Socialistët kanë siguruar deri rreth 780 mijë vota dhe 83 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.2%, ose rreth 503 mijë vota në të gjithë vendin dhe 50 mandate në Parlament.

Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%,  por vetëm një mandat në Kuvend.

PSD ka siguruar 48304 vota ose 3.4% dhe 3 deputetë (2 në Shkodër, 1 në Tiranë).

Mundësia arriti të sigurojë 45 616 vota ose 3% në rang vendi të cilat përkthehen në 2 deputetë (të dy mandatet u fituan në Tiranë). Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit ka marrë 22 253 vota dhe 1 mandat në Qarkun e Tiranës.

Koalicioni Euroatlantik ka marrë 19 971 vota ose 1.3%, por nuk arrin të fitojë mandat deputeti.