Sport
E pabesueshme/ Futbollisti i Argjentinës bën tatuazh Messin
Futbollisti argjentinas, Nicolas Otamendi shpesh herë e ka treguar atë çfarë është në gjendje të bëjë në fushën e lojës për kombëtaren e Argjentinës por veprimi që ka bërë së fundmi është një ‘çmenduri’ e papritur.
Në nder të Lionel Messit, Otamendi vendosi të bënte tatuazh atë duke prekur trofeun e Kupës së Botës të fituar në Katar 2022.
Ky veprim i tij nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga vetë Messi i cili e cilësoi si ndër më të veçantët që kishte parë ndonjëherë.
“Pashë shumë gjëra që ata bënë për mua, por për një shok skuadre, një mik si Nico Otamanedi, të bëjë këtë tatuazh është më se e veçantë. Shumë faleminderit Ota”- ka shkruar Messi në instagramin e tij.
Gloria Eterna ⭐️⭐️⭐️ pic.twitter.com/RjnpWdZPqe
— Nicolas Otamendi (@Notamendi30) March 30, 2023