Connect with us

Bota

E padëgjuar/ Djali i Musk i thotë Donald Trumpit: Mbylle gojën

Sipas mediave italiane, ‘Corriere della sera’ dhe ‘Il Giornale’, djali 4-vjeçar i Elon Musk tërhoqi vëmendjen e mediave në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Teksa babai i tij fliste me gazetaret, ai i peshperiti dicka presidentit amerikan.

Sipas gazetareve ai iu drejtua Donald Trumpit me fjalet: Ti nuk je president i SHBA, çohu ik. Pastaj ne nje momen te dyte iu drejtua me fjalet: Mbylle gojen.

Kundërshtarët e Musk i janë referuar djalit te Elon Musk si një armë e shpërqendrimit ne mase.

Ndërsa Elon Musk po diskutonte çështje që lidhen me Departamentin e diskutueshëm të Efiçencës së Qeverisë (Doge), ai ne një moment i nguli gishtat e tij në veshët e manjatit i cili duke qeshur tha: Mund të jetë i vështirë ndonjëherë.

Nga ana tjeter Donald Trump e vlerësoi të vogëlin si një “individ me një IQ shumë të lartë”.

Zhgënjimi i nenes

Mes gjithë kënaqësive qe mund te sjell nje lajm I tille, i vetmi zhgënjim vjen nga nëna e fëmijës, Grimes, e cila ka deklaruar publikisht se nuk është dakord me ekspozimin e djalit të saj në një kontekst kaq të rëndësishëm politik. Kritikët argumentojnë se kjo është për shkak se këngëtarja po padit Musk për kujdestarinë e tre fëmijëve qe ata kane sebashku, dhe jo për shkak të vetë incidentit.

Shenim: “Thuhet…”, sepse ende nuk ka një konfirmim të faktit, se një fëmijë vetëm 4 vjeç ka mjaftuar për t’i mbyllur gojën presidentit më të fuqishëm në Tokë, Donald Trump. Episodi tërhoqi vëmendjen e mediave gjatë një takimi në Zyrën Ovale, ku ishin të pranishëm si Elon Musk ashtu edhe djali i tij 4-vjeçar, X Æ A-Xii. Po, ky është emri i vogëlushit.

Advertisement