Sport
E paprecedentë në basketboll, grushta mes vajzave të Tiranës dhe Partizanit në derbi

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra vijoi dje me gjysmëfinalen e radhës. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Partizani mundi 86-83 Tiranën, duke eliminuar vajzat bardheblu në derbin e dytë. Fundi i ndeshjes ka prodhuar skena jo të denja në parket, me të dyja kampet që janë përfshirë në një sherr masiv, teksa nuk kanë munguar grushtat mes basketbollisteve.
Foto: Panorama Sport

