Connect with us

Aktualitet

E papritur/ 37-vjeçarja i djeg shtëpinë të dashurit pas sherrit, përfundon në pranga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçare. E arrestuar me iniciale H.L., dyshohet se ka djegur banesën e të dashurit të saj.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.

Advertisement