Politike
E papritur/ Kandidati i Alibeajt tërhiqet nga gara, i bashkohet Igli Carës
Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit Skënder Kapiti i cili garonte nën logon e Partisë Demokratike, e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka braktisur garën. Skënder Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.
Sakaq, zbulohet se brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate, ndërsa ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.