Connect with us

Bota

E papritur/ Kryeministri i Izraelit shtrohet me urgjencë në spital

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shtrua në spital me urgjencë ditën e sotme, teksa dyshohet se ai ka vuajtur nga dehidratimi, tha zyra e tij, për shkak se temperaturat e larta kanë kapluar vendin.

Megjithatë analizat fillestare të Netanyahut “dolën normale” dhe ai duket se është në “gjendje të mirë”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Ai u shtrua të shtunën në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, në periferi të Tel Avivit, sipas CNN.

Temperaturat në Izrael kanë arritur mbi 35 gradë Celsius prej disa ditësh dhe pritet të vazhdojnë në atë nivel për javën e ardhshme, ka njoftuar Shërbimi Meteorologjik i Izraelit.

Advertisement