Kosova
E PAPRITUR/ Kurti do përballje me Vuçiçin… do të ishte e rëndësishme në prag të zgjedhjeve
Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, beson se mund të ketë përshkallëzim serioz të situatës në Veri të Kosovës.
Një konfrontim i tillë me Beogradin, në vlerësimin e tij, do të ishte i rëndësishëm për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të zgjedhjeve.
“Në Veri të Kosovës, situata është e brishtë. Unë mendoj se ka një lojë pritjeje jo vetëm për zgjedhjet në SHBA, por edhe për përfundimin e luftës apo për ndonjë lloj zhvillimi në Ukrainë, që do të ketë ndikim në situatën e përgjithshme të sigurisë evropiane dhe që do të krijojë një lloj të ri precedentësh, edhe për Ballkanin Perëndimor” – ka thënë ai në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
Niç ndër të tjera ka potencuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet atje – qoftë Kamala Harris, qoftë Donald Trump.
Ai tha se ndryshimi i politikës amerikane ka nisur prej se Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.
Niç beson se është koha që Bashkimi Evropian, e sidomos Gjermania të angazhohen më seriozisht në zgjidhjen e konflikteve të mbetura në Ballkanin Perëndimor.
“Pavarësisht se kush fiton apo kush do ta marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë për katër vjetët e ardhshëm, roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet dhe do të ndryshojë. Konfliktet që mbeten të pazgjidhura, si ai mes Kosovës dhe Serbisë, në Bosnje e Hercegovinë dhe të tjerat, përfshirë tensionet etnike mes shoqërive, do të kenë nevojë për një angazhim më serioz nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania”, ka potencuar Niç