Pinknews
E pazakontë/ Ish banorja e BBVip publikon fotot e banesës ku jeton: Mur i zi…
Nutricionistja Diola Dosti ka folur sot në programin “Rudina” në Tv Klan për shtëpinë e saj në Tiranë, në të cilën jeton me 3 vajzat.
Ajo shprehet se kur u rikthye në kryeqytet kishte dëshirën e madhe për të pasur një shtëpi në emrin e saj.
Teksa ka ndarë disa foto nga ambienti ku jetojnë, Diola thotë se në kuzhinë ka bërë një zgjedhje jo të zakonte me murin e zi, kjo pasi vajza e saj e vogël pikturon kudo. Për të, në arredimin e shtëpisë dy janë elementët kryesorë, librat dhe lulet.
Diola Dosti: Kjo është pjesa e kuzhinës, e kam bërë murin të zi sepse unë kam fëmijë të vogël që më zhgarravit.
Rudina Magjistari: Po lëre të zhgarravisi, e di sa i bukur bëhet muri ashtu.
Diola Dosti: E kam lënë, ja ku është përshembull. Nuk e di as ça po bënte, e vogla ime, thashë pse ka rënë kaq rehat dhe e gjej në dhomën tjetër duke më zhgarravitur muret. Dy elementet e mia janë librat dhe lulet që janë aty tek cepi, dhe unë jam njeri që meditoj e dua diellin. Ky është këndi im i meditimit, i qetësisë, aty edhe lexoj. Pjesa tjetër aty edhe studioj bashkë me vajzat. Tek dollapi vajza ime e vogël ngjit ato pikturat e vogla, është krijimtaria e saj.
Gëzim Tushe: Sa vajza ke? 3? Unë po dyshoj për statusin tani, me një status kaq të bujshëm…Të lumtë!
Diola: Faleminderit! Vajza ime kur mërzitet më sjell pikturën me patate të mërzitur. Unë e lë në krijmtarinë e saj.