Connect with us

Aktualitet

E pazakontë/ Prindëri denoncon drejtoreshën e kopshteve në Tiranë: Diskriminim, nuk më regjistruan fëmijën me probleme në zemër

Një prind ka denoncuar publikisht mënyrën e trajtimit të fëmijës së tij me pacemaker nga institucionet shtetërore pas refuzimit të regjistrimit të së voglit në kopshtin publik nr. 3 “1 Qershori” në Tiranë, pavarësisht se kishte bërë aplikimin online.

Më 16 qershor, prindi regjistroi fëmijën i cili do kujdes të veçantë, në platformën elektronike të Bashkisë së Tiranës për çerdhe e kopshte publike. Deri ditën e djeshme (e diel) nuk kishte mbërritur asnjë njoftim, çka nënkuptohej se fëmija ishte pranuar.

Ditën e djeshme, një ditë para nisjes, iu komunikua me një email refuzues se aplikimi nuk ishte aprovuar për shkak se kapaciteti i kopështit nuk mundëson aprovimin e të gjitha aplikimeve për regjistrim për herë të parë në kopësht.

Prindi thekson se fëmija ka probleme shëndetësore në zemër, është i pari fëmijë në Shqipëri me pacemaker dhe ndiqet nga logopedi sipas rekomandimeve mjekësore. Për këtë arsye, kërkesa ishte bërë me prioritet dhe është theksuar në aplikim.

Megjithatë, sipas prindërve, asnjë kopsht privat nuk ka pranuar përgjegjësinë për fëmijën, duke i lënë ata në një situatë pa zgjidhje. Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve Tiranë Zhaneta Beqiri ka diskriminuar në praninim e një kopështi shtetëror një fëmijë me nevojë të veçantë për kujdes.

Advertisement