Kosova
BE përkujton masakrën e Reçakut: Sot vajtojmë me Kosovën
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 24-vjetorin e saj.
Në një postim në Facebook, BE ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë viktimat, duke shtuar se e kaluara nuk mund të zhbëhet por që e ardhmja do të sjellë drejtësi e lehtësim.
“Sot shënohet përvjetori i 14-të i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe vajtimin të pangushëllueshëm. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja do të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim. Sot vajtojmë me Kosovën“, shkruhet në faqen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.