Connect with us

Aktualitet

E hoqën papritur nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve (DETAJET)

Një rast i paprecedentë është shënuar në Kavajë, ku një 48-vjeçar dhunoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Oltion Dauti, pas ndërprerjes së kontratës së punës në këtë ndërmarrje.

I arrestuari Altin Allajbej përveçse e ka goditur me grusht gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement