Connect with us

Aktualitet

E pranishme e Ngarkuara me Punë e SHBA dhe Ambasadori i OSBE-së, meshë në nder të Papa Françeskut

Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë këtë mesditë u mbajt një meshë në nder të Papa Fraçeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill 2025. Në këtë meshë morën pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave në vendin tonë dhe besimtarë, në lutje për shpirtin e Papa Françeskut.

Mësohet se e pranishme në meshë është edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy Varnhorn dhe ambasadori i OSBE, Michel Tarran.

Ndërkohë, të shtunën, në ceremoninë mortore në Vatikan mësohet se të katërt udhëheqësit e komuniteteve fetara të vendit do të marrin pjesë. Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Që nga viti 2013, ai drejtoi 1.3 miliard katolikë, duke u vlerësuar për thjeshtësinë, por edhe kritikuar për përçarjet.

Advertisement