Kronike
E qëlloi 4 herë, shqiptari plagos me armë zjarri një person në Itali
Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri një person me kombësi të huaj (jo italiane).
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një lokal nate në Castel Bolognese, provincë e Ravenas.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se i plagosuri ndodhej në hyrje të lokalit “Bolero kur ka mbërritur shqiptari me të cilin ka debatuar. Më pas 49-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar katër herë.
Shqiptari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u arrestua nga policia italiane.
Arma e përodrur, një pistoletë gjysmëautomatike u sekuestrua dhe rezultoi se ishte e vjedhur.
49-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ai u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të masës së sigurisë.