Lifestyle
E quanin të çmendur dhe talleshin me të/ Burri gërmon për dekada derisa sjell ujin në fshatin e thatë indian
Ramrati Devi për rreth 30 vjet e quante bashkëshortin e saj Laungi Bhuiya “të çmendur” dhe tentonte me çdo mënyrë edhe duke i mohuar ushqimin, për ta bindur të fokusohej në rritjen e fëmijëve dhe jo në atë që dukej si një ëndërr e pamundur.
Banorët e tjerë në fshatin Kothilëa, në lindje të Indisë, talleshin me të kur ai u thoshte se një ditë do t’i sillte ujin në fshat.
Ky fshat është rreth 80 kilometra larg Gaya, qytetit më të afërt, dhe strehon rreth 750 njerëz që jetojnë në shtëpi balte.
Burri, i cili zotëron një copë të vogël toke, mendonte gjithmonë se mund të gërmonte një kanal për të drejtuar në fshat rrjedhën e përrenjve, në mënyrë që ai dhe të tjerët të mund të rrisnin drithë e perime për të ngrënë.
Ai nuk u vinte veshin talljeve të gruas dhe fshatarëve dhe Bhuiya, tashmë 70 vjeçar, shkonte çdo ditë në kodrat Bangetha për të gërmuar.
Ai e dinte se shirat e sezonit mbushnin shumë nga perrenjtë në kodrat e Bangetha prandaj vijoi gërrmimet dhe pas 22 vjetësh duke përdorur vetëm një çekiç e daltë, Manjhi në 1982 kishte shkurtuar distancën mes fshatit të tij dhe qytezës më të afërt nga 55 në 15 kilometra.
Puna e Manjhi i dha atij pseudonimin “Njeriu i Malit”. Ndërsa qeveria lëshoi një pullë zyrtare në nder të tij dhe kinematografia vendase Bollyëood prodhoi një dokumentar për të në 2016.
Bhuiya arriti të gërmonte një kanal vetëm 3km të gjatë por nuk arriti ta sillte atë deri në Kothilëa.
Teksa lajmi për përpjekjet e tij shpërndahej, ministri i ujit i krahinës së Bihar, Sanjay Jha mësoi për ngjarjen dhe urdhëroi zgjatjen e kanalit deri në fshatin e Bhuiya.
Kompania farmaceutike vendase Mankind Pharma solli një çek të madh prej 100,000 rupi ($1,365) për heroin e fshatit, të cilin ai e vari në derën e shtëpisë.
rtv ora/