Connect with us

Kronike

E quante veten ‘cobra’, ky është pronari i lokalit në Prizren që qëlloi me armë ndaj të rinjve nga Kukësi

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

Visart Cengu është 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për spitalin e Kukësit. Rufgen Shehu i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha  dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i Dvp Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të nates ” Kobra”  në Prizren  në momentin që këta po largoheshin me automjet.

Konflikti ishte i castit, fizik në lokal dhe jo me armë. Dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe me pseudonimin Kobra, ka qëelluar me armë zjarri drejt tre personave duke plagosur me armë zjarri njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur Visart Cengu.

Një konflikt në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi.

Ai bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në dalje të Prizrenit. Pasi u plagosën, 3 të rinjtë janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës. Ndërsa 27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit  V. C., 31 vjec, dhe R. Sh.,  27 vjeç,  që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B.,  të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C.,  dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës”, njofton policia.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement