Kosova
E reja denoncon në policinë e Kosovës: Jam dhunuar seksualisht
Një vajzë nga Shqipëria ka denoncuar në policinë e Pejë se është dhunuar seksualisht në një shtëpi të pabanuar
Vajza e shoqëruar nga nëna e saj, ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person, po nga Shqipëria.
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor.
Sipas policisë së Kosovës “viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është dërguar te mjeku për ekzaminim. I dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.