Connect with us

Kronike

E rëndë/ 11-vjeçari në Tiranë bie në kontakt me energjinë elektrike

Një 11-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Tiranë, ndërsa ishte duke luajtur në rrugë.

Burimet bëjnë me dije se i mituri aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”. menjëherë i mituri ëhstë dëguar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Pediatrisë në kryeqytet.

Njoftimi:

Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement