Connect with us

Kronike

E rëndë/ 18-vjeçari përplas me makinë fëmijën 7 vjeç, ja si paraqitet gjendja e tij

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit. Mësohet se aksidenti është regjistruar rreth orës 16:30. Një 18-vjeçar teksa drejtonte një mjet ka përplasur një fëmijë të mitur.

7-vjeçarja e plagosur është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shoferi është shoqëruar nga policia ndërsa vijonë hetimet lidhur me ngjarjen.

“Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement