Connect with us

Kronike

E rëndë/ 20 vjeçari përdhuron të miturë, babai i 15 vjeçares ushtron dhunë psikologjike mbi vajzën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, teksa një e mitur 15-vjeçar është përdhunuar nga një 20-vjeçar.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e aktit të rëndë.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i vajzës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement