Bota
E rëndë, 23 vjeçari amerikan i rrëmben foshnjën 7-muajshe partneres dhe e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio, ku si pasojë ka humbur jetën një foshnjë 7-muajshe. Një 23-vjeçar ka rrëmbyer foshnjën, pasi kishte kërcënuar partneren e tij.Nëna e foshnjës ka telefonuar e frikësuar autoritetet dhe i ka njoftuar se 23-vjeçari me të cilin ajo kishte lidhje kishte rrëmbyer fëmijën. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka pikasur një makinë të verdhë të autorit dhe ka nisur ta ndjekë atë.I riu po lëvizte me shpejtësi marramendëse në një zonë urbane dhe humbi kontrollin e mjetit të tij, i cili u përplas me një shtëpi. Autori dyshohet se telefonoi nënën e foshnjës dhe i tha se do të vriste foshnjën dhe do të vriste veten.Policia tha se kur kontrolluan makinën gjetën një armë si dhe dy gëzhoja. Foshnja thuhet se vdiq nga plagët e marra, ndërsa burri është në gjendje kritike.