Kronike
E RËNDË! 53-vjeçari grek përdhunon shqiptaren
Gjykata greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4.5 vite burg biznesmenin 53-vjeçar që ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme adoleshenten shqiptare gjatë periudhës 2017-2018. Sipas denoncimit të shqiptares, abuzimi seksual ka nodhur në kohën kur kjo e fundit trajnohej si praktikante te biznesi i 53-vjeçarit grek. Sakaq nga ana e tij 53-vjeçari mohon akuzat, teksa thotë se nuk ishte në dijeni të moshës së të resë, duke thënë se ajo dukej si grua e rritur në trup. Ai theksoi se çdo gjë ka ndodhur me dëshirën e adoleshentes dhe se lidhja e tyre nuk ishte e fshehtë, pasi ata frekuentonin vende publike bashkë.