Connect with us

Aktualitet

E rëndë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në shkallët e pallatit, dyshohet se vuante nga…

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij, në një lagje afër spitalit.

Sipas burimeve paraprake, viktima ishte duke u kthyer në shtëpi kur ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit. Ka qenë bashkëshortja dhe djali i tij që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Mësohet se i ndjeri vuante nga tensioni i lartë, por shkaqet e vdekjes nuk janë konfirmuar ende. Trupi është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement