Aktualitet
E rëndë/ Babai aksidenton për vdekje vajzën 4-vjeçare në ambientet e biznesit të tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Qerekës në Krujë, ku babai ka aksidentuar për vdekje vajzën e tij 4-vjeçare, e cila ndodhej në ambientet e biznesit të tij.
Sic njofton policia, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Krujë/Informacion paraprak.
Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

