Connect with us

Rajon

E rëndë/ Babai dhe gjyshja dhunojnë 4-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Greqinë.

Një katër vjeçar është dhunuar seksualisht nga babai i tij ndërkohë që mendohet se e pranishme gjatë torturave ka qenë edhe gjyshja e vogëlushit.

Gjithçka u zbuluar nga nëna e 4-vjeçari, e cila e kishte dërguar të birin të kalonte pak kohë me të atin pasi çifti ishte i divorcuar.

Pasi djali u kthye, ajo vërejti mavijosje dhe shenja abuzimi në të gjithë trupin e të birit.

 

 

“Kur e dërgova tek i ati djali ishte 25 kilogram, pas vetëm pak ditësh kishte arritur në 18 kilogram. Përveç shenjave, ai ishte gjithë kohës nervoz dhe në ankth. mendja njerëzore nuk mund ta perceptojë atë që ka kaluar fëmija im. Pres drejtësi për atë që i është dashur të kalojë”, tha ajo.

Gjendja psikologjike e vogëlushit ishte shumë e rënduar dhe janë dashur disa seanca me psikolog dhe punonjës socialë në mënyrë që ai të mund të tregonte tmerret e përjetuara.

I mituri ka rrëfyer se babai e ka lënduar me organin gjenital, ndërsa ka shtuar se gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë edhe gjyshja, të cilës i ati i vinte pranga dhe më pas luanin” polici dhe hajduti”.

Vogëlushi është shfaqur i trembur përballë kamerave të vendosura nga psikologët për të regjistruar rrëfimin, dhe tha se nuk i pëlqenin pasi edhe babai i tij e regjistronte kur luanin.

4-vjeçari ka treguar edhe të tjera skena makabre ku del qartë tmerri dhe tronditja që ka përjetuar.

Ai madje rrëfeu se gjyshja e tij e kishte puthur në trup gjatë “lojërave” ndërkohë që kishte vendosur një buzëkuq të kuq.

I mituri ka treguar se i lidhnin duart, gojën, madje edhe i vendosnin në qese të zezë plastike në kokë.

Babai dhe gjyshja janë proceduar penalisht dhe pritet që së shpejti të arrestohen, ndërsa për rastin po hetohen edhe persona të tjerë.

Advertisement