Aktualitet
E rëndë/ Jetonte vetëm, 85-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Devoll.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në fshatin Bitinckë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet N. B., jetonte e vetme në banesë. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 85-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.