Connect with us

Kronike

E rëndë! Masivi i gurëve zë poshtë punëtorin, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën e Kalasë në Berat. Gjatë paradites së sotme, mjë punëtor, 47-vjeçar ka humbur jetën në spital pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh. Ngjarja ka ndodhur teksa 47-vjeçari ishte duke punuar në një subjekt privat. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, punonjësit ndërroi jetë. Ndërkohë aktualisht kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement